Nga Enver Isufi
Sot po paraqes një foto në njërën nga libraritë e qytetit të Frankfurtit në Gjermani.
Te stenda e librave dhe hartave për udhëtimet në të gjithë botën, në krye të raftit të madh rënditeshin 5 (pesë) libra mbi Shqipërinë nga autorë të ndryshëm.Në vitin e kaluar gjeta vetëm një libër të autores MEIKE GUTZWEILER.
Ky hakt na jep një sinjal se numri i turitëve gjerman që do të vizitojnë Shqipërinë për vitin 2026, ose do jetë sa ai i dy viteve të fundit ose do të rriiet pak.
- SITUATA E PAQËNDRUESHMËRISË POLITIKE DHE VATRAT E LUFTËS NË EVROPË DHE NË LINDJEN E MESME DHE TURIZMI NË SHQIPËRI.
Fatmirsisht Shqipëria gjithnjë e më shumë po quhet “Një ishull paqe” në Ballkan dhe më gjërë.
“Instituti i Demotivimit të Shqiptarëve dhe të huajve për Shqipërinë” , ndonse ka shumë sektorë propogande , nuk ja ka arritur të paksojë numrin e turistëve të cilët vizitojnë Shqipërinë. Kjo falë edhe lëvizjes së lirë të njerzëve, sepse për po të kishte qenë në dorën e politikave Evropiane do gjendeshin disa “Yçkla” për të penguar sadopak livizjen drejtë Shqipërisë.
Kjo edhe për konkurencë ekonomike, edhe për xhelozi politike.
Këto sebepe do te shtohen ,siç do ta shikojmë gjatë afrimit të antarsimit .Disa shtete do nxjerrin shkaqe të vogla , të cilat ata i vënë nën lupën e zmadhimit të gabimeve . Gjithë sheshet e Europës dhe botës janë mbushur me bustet e Evropianistit tonë të madh, Skënderbeut, por Europa nuk preket në sedër nga kjo histori shqiptare.
Ngjarjet e fundit në botë, na mësojnë se na duhet jemi më shumë realista se sa futurista.
Kështu ka ndodhur edhe në fillimet e demokracisë.
Në fillimet e demokracisë, që nga zgjedhjet e para pluraliste model dhe me mungesën e “Viruseve në CD-në e shoqërisë tonë”, ishim më pranë antarsimit:Më vonë pasi na e mbushën “CD-në plot me viruse”, tani na detyrojnë ta pastrojmë këtë CD, pikrisht për të vonuar integrimin.( natyrisht nuk duhen mohuar edhe gabimet tona)
Në këto kushte plotësimi i standartëve për” komisionin evropian të provimeve” le të vazhdojë për të marë notë kaluese, por koha na mëson se standartet na duhen për shtëpinë tonë, dhe jo vetëm për miqtë e shokët që vizitojnë shtëpinë tonë.
Turizmi me të gjithë sektorët përbërës, është në duart tona dhe të vizitorëve privat nga e gjithë bota. Kjo degë e ekonomisë do jetë më e pavarur nga «embargot e mshefta», nga gurat nën rrota që duan të na vënë. Kjo përpjekje për pengesa nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë edhe në të ardhmen.
Prandaj mendoj se Qeverinë tonë nuk duhet të zejë gjumi për përmisimin e defekteve të rritjes ,defekte ende nuk janë përmirsuar (Higjena mjedisit,transporti publik, edukimi i personelit të të gjitha niveleve, siguria publike perfekte, edukacioni masiv deri te shoferet e taksive dhe autobuzave dhe vetë qytetarëve etj e tj) janë defekte, të cilat duhen riparuar me këmbëngulje.
Le të jemi realist, sa më shumë që Shqipëria zbukurohet, aq më shumë do të sulmohet. Miqtë dhe dashamirësit e Shqipërisë, janë më të shumtë se sa keqdashësit, por e keqja realizohet edhe me pak keqdashës, prandaj mendoj se Turizëm plus patriotizëm, na rrit edhe mirëqenien, na bën edhe më krenar si shqiptarë.
Frankfurt, Gjermani 4 Mars 2026. Në një librari, pesë tituj librash mbi Shqipërinë për turistët gjermanofolës të cilët mundet të vizitojnë Shqipërinë.








