Partia Demokratike ka hapur konsultim publik për reformën territoriale.
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka shpërndarë në facebook një anketë për të mbledhur propozime konkrete nga qytetarët mbi menyrën si duhet të organizohet pushteti vendor në vend.
Anketa eshtë e shkurtër, anonime dhe rezultatet do të kontribuojnë drejtpërdrejt në procesin e rishikimit të reformës shkruan Boçi.
“Pas deshtimit te reformes territoriale te vitit 2014, Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale po zhvillon konsultime publike ne te gjithe Shqipërinë.
Në këtë kuadër kemi pergatitur një anketë për të mbledhur propozime konkrete nga qytetarët mbi menyrën si duhet të organizohet pushteti vendor në vend.
Anketa eshtë e shkurtër, anonime dhe rezultatet do të kontribuojne drejtperdrejt ne procesin e rishikimit te reformes”
Edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha garantoi se do të merret gjerësisht mendimi i qytetarëve dhe pa diskutim qëllimi është të ofrojmë shërbimet qytetarëve
“Duhet t’u informoj se komisioni i reformës do të fillojë dëgjesat publike. Z. Luçiano Boçi ka shpërndarë platformën për debatin publik dhe jam i bindur se edhe në zonën tuaj do zhvillohet ky takim dhe do merren gjerësisht mendimet e qytetarëve. Pa diskutim që në projektin tonë kemi si qëllim të ofrojmë shërbimet qytetarëve” deklaroi Berisha sot gjatë bashkëbisedimit me qytetarët.
Ai garantoi se projekti i opozitës do të jetë transparent para të gjithë shqiptarëve.







