Ballina Kosovë Albin Kurti: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve

Albin Kurti: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve

64
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke rikujtuar krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi, Kurti shkruan se më 12 prill të vitit 1999, forcat e Batalionit të Dytë të Motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave rrethuan zonën ku ishin strehuar banorët shqiptarë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe duke i nënshtruar ata torturave dhe ekzekutimeve.

Ai rikujtoi dëshmitë e të mbijetuarve, të cilët kanë rrëfyer për barbarinë e ushtruar, përfshirë tortura, maltretime, dhunime, dëbime dhe shkatërrime pronash, duke e cilësuar këtë si krim shtetëror të Serbisë.

Sipas tij, gjatë mesit të prillit 1999, nga fushatat e spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, u vranë 40 civilë të paarmatosur, ndërsa 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë në mbrojtje të popullatës civile.

“Jetët e dhëna për çlirimin e Kosovës janë vlerë sublime në themelet e lirisë së popullit dhe shtetndërtimit të republikës sonë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e atdheut!”, ka shkruar Kurti.