Ballina Kronika E rëndë në Vlorë, i mituri u rrëzua nga ballkoni i një...

E rëndë në Vlorë, i mituri u rrëzua nga ballkoni i një pallati shumëkatësh në zonën e Skelës, humb jetën pas dëmtimeve të shumta

78
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skeles.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por djali ka humbur jetën në spital.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte shumë e rëndë,  për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia dhe fatkeqësisht s’ka mundur të mbijetojë.