Ballina Europë Hungari/ Humbi zgjedhjet parlamentare pas 16 vitesh në pushtet, Orban: Rezultate të...

Hungari/ Humbi zgjedhjet parlamentare pas 16 vitesh në pushtet, Orban: Rezultate të qarta, është e dhimbshme për ne

88
0

“Rezultatet janë të qarta, është e dhimbshme për ne”, deklaroi kryeministri në largim hungarez Viktor Orbán, i cili më pas konfirmoi se ka uruar për fitoren partinë e Péter Magyar.

“Pak më parë, kryeministri Viktor Orbán më uroi për fitoren tonë përmes telefonit,” – postoi Péter Magyar në orën 21:11.

Më vonë, Viktor Orbán, në aktivitetin e pritjes së rezultateve të Fidesz-it, e pranoi humbjen. Ai tha se rezultati është i dhimbshëm, por i qartë. Tani që pesha e qeverisjes nuk u rëndon më mbi supe, ata do të forcojnë komunitetin e tyre.

Orban humbi zgjedhjet elektorale parlamentare pas 16 vitesh në pushtet.