Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorë. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare. Gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vilat qeveritare në Dhërmi.
Burime bëjnë me dije se Ivanka Trump mund të zhvillojë edhe disa ndalesa të tjera në qytetin e Vlorës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e vizitës së saj apo detaje të mëtejshme mbi takimin.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka mbërritur në jug të vendit pasditen e së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe gjatë ditës së hënë, ku do të zhvillojë takime dhe inspektime në kuadër të agjendës së tij zyrtare.







