Ballina Aktualitet ‘Na mori qeveria dasmat’, lokali në Pogradec ‘shpërthen’ kundër rregullit të qeverisë...

‘Na mori qeveria dasmat’, lokali në Pogradec ‘shpërthen’ kundër rregullit të qeverisë me protestë të pazakontë

64
0

Ky lokal në Pogradec ka vendosur mos të presë sot klientë dhe në vend të muzikantëve të luajnë 3 gra, për të ironizuar rregullin e qeverisë që do vijojë edhe këtë vit, përsa i përket muzikës live deri më 00:00 dhe zhurmës për 85 decibelë.

Gratë tregojnë se kitara është varur në mur, muzikë nuk luhet më dhe se aq zhurmë sa lejon rregulli, bëhet vetëm nëpërmjet zërave me burrat e tyre.

“Nuk të lë qeveria. Der në 85 decibel. Na ka zënë halli, si i bëhet? Edhe dasmat nuk i bëjmë dot se na merr dhëndrin në burg qeveria. Na le nusen pa burrë. E mbyllim dasmën nga e keqja. Të vazhdojë muzika më shumë, të luajnë rinia, të hanë të pinë të bëjnë qejf se pleqtë flenë gjumë”, tha njëra nga gratë.

Një tjetër shprehet se: “Po bëj çorap, kitara u var në mur. S’ka më muzikë. Ndaloni muzikën thanë. Gjer në 12 thotë. S’ka muzikë, vetëm shtiza e rri në vend”.

Në këtë lloj forme, ky lokal kërkon të ironizojë udhëzimin e muzikës live, ku kërkohet që muzikantët të këndojnë deri në 12 të natës ndërsa zhurma duhet të jetë deri në 85 decibel. Kjo sipas operatorëve turistik ndikon ndjeshëm tek turistët dhe vizitorët.