Ballina Politika “Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste:...

“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen!

69
0

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është përshkallëzuar, pas deklaratës së deputetes së PS, Marjana Koçeku, e cila u shpreh se refuzon të flasë në gjuhën standarde dhe preferon dialektin gegë.

Reagimi ka ardhur nga ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së saj.

Spaho e cilësoi qëndrimin e deputetes si të papranueshëm për një funksionar publik, duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e rëndësishme kombëtare dhe nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore.

Ai rikujtoi se standardi i shqipes është vendosur që prej vitit 1972 nga një kongres i gjerë shkencor me pjesëmarrjen e studiuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, duke e konsideruar atë si një element kyç për unifikimin kombëtar.

Në reagimin e tij, Spaho nënvizoi se askush nuk mohon vlerat e gegërishtes apo dialekteve të tjera, por sipas tij, përdorimi i gjuhës standarde në funksione zyrtare është i domosdoshëm për kohezionin dhe funksionimin institucional.