Festim Dushku është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike për zonën 12, duke konfirmuar mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë lokale. Gjatë procesit të votimit, ai e cilësoi këtë fitore si një arritje të përbashkët, jo vetëm personale, por të çdo qytetari që besoi dhe kontribuoi në këtë rrugëtim.
Në një reagim pas rezultatit, Dushku shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se kjo fitore sjell një përgjegjësi edhe më të madhe për të vijuar punën me përkushtim, ndershmëri dhe seriozitet.
Ai e mbylli mesazhin me thirrjen për bashkim dhe vazhdimësi, duke nënvizuar se rruga përpara do të ndërtohet së bashku me qytetarët.







