Ballina Sport Roma, Gasperini dhe Ranieri, ballë përballë; takim per Champions League dhe hijet...

Roma, Gasperini dhe Ranieri, ballë përballë; takim per Champions League dhe hijet e së ardhmes

52
0

‘Do të takohemi javën e ardhshme, nuk ka probleme’-në këtë mënytë Gian Piero Gasperini tentoi të ftohë tensionet me Claudio Ranierin pas fitores së Romës ndaj Pisas.

Një lëvizje kjo që ndoshta erdhi pak vonë, në kuptimin se familja Friedkin do të donte të mbahej një profil më i ulët që në javët e kaluara, kur trajneri në fakt kritikoi hapur merkaton pa harruar këtu dhe thumbat e hedhur gjatë vitit.

Ndërhyrja e ashpër e këshilltarit të Romës i bashkohet vizionit të pronarëve, ndoshta ne fjalët e përdorura, por në koncepte. Në këtë mënyrë, Ranieri dhe Gasperini do të flasin javën e ardhshme, një mënyrë kjo për të gjetur një pozicion të përbashkët për ta mbajtur deri në fund të sezonit për të mirën e Romës që është ende në garë për një vend në zonën Champions

Por është e vështirë, thuajse e pamundur që dyshja  Ranieri-Gasperini të konfirmohet për sezonin 2026-27; nga njëra anë është një personalitet i fortë i vlerësuar nga Friedkin si Ranieri, në anën tjetër është frika se tifozeria nuk do të kapërdijë dot një ndryshim tjetër në pankinë duke qenë se po përjetohen edhe njëherë tensionet Mourinho-Pinto apo De Rossi-Souloukou duke bërë pronarët e klubit fajtorë

Heshtja nga SHBA pas fjalëve të Ranierit duket sikur konfirmonjë se peshorja e Friedkin anon nga konfirmimi i Ranierit që gjithsesi tha gjithashtu se është gati të bëjë një hap prapa(dhe ka nga ata që e shohin sërish kandidat për stolin e kombëtares italiane pas refuzimit që bëri kur u kontaktua përpara Gattusos).