Ballina Politika “S’kam me e lëshue gegnishten teme”, Koçeku u përgjigjet kritikave për artikulimin...

“S’kam me e lëshue gegnishten teme”, Koçeku u përgjigjet kritikave për artikulimin e saj: Nëse duhet qëndroj në…

65
0

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar pas debatit që përfshiu rrjetin mbi artikulimin e saj në dialektin geg, dhe jo në gjuhën standarde, në çdo dalje publike, përfshirë aktivitetet zyrtare.

Nëpërmjet një reagimi të drejtpërdrejt e shterues, Neomalsorja mbron me fanatizëm të komunikimin e saj në gegërisht dhe e cilëson po aq standard sa e folura në gjuhën standarde.

Krenarinë e saj për gegërishten që flet, Koçeku e thekson edhe kur thotë se “ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”.

“E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme.

Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”,- shkruan Koçeku.