Ballina Bota Skenar i ngjashëm me Venezuelën? Trump reagon për herë të parë pas...

Skenar i ngjashëm me Venezuelën? Trump reagon për herë të parë pas dështimit të negociatave me Iranin

74
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në lidhje me një bllokadë detare të Iranit në komentin e tij të parë mbi luftën që kur SHBA-të u larguan nga bisedimet e paqes.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti amerikan dha një link për një artikull që e quante një masë të tillë “një kartë Trump” që do të përdoret kundër Iranit.

Artikulli përshkruante se si një bllokadë detare u përdor për të dobësuar Venezuelën përpara se presidenti i saj Nicolas Maduro të rrëmbehej në një sulm amerikan.