Ballina Sport Tirana mposht Egnatian, fitore mbijetese

Tirana mposht Egnatian, fitore mbijetese

56
0

Tirana triumfoi 3-1 ndaj Egnatias, në duelin e javës së 31-të në Superiore.

Sukses jetik për bardheblutë, në garën për mbijetesë në elitë.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Tabekou në minutën e 12-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta prodhoi gola të tjerë. Buric riktheu baraspeshën në minutën e 58-të, por vetëm 5 minuta më vonë Xhixha riktheu avantazhin e vendasve me penallti.

Në minutën e 69-të, Halili vulosi fitoren e Tiranës, duke shënuar edhe të tretin.

Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 31 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e dytë me 54 pikë.