Ballina Sport 5 ekipe në garë për 3 vende, Serie A, ndizet gara për...

5 ekipe në garë për 3 vende, Serie A, ndizet gara për zonën Champions

60
0

Në Serie A, gara për titull është thuajse e mbyllur, por beteja për një vend në Champions League mbetet e ndezur, me 5 ekipe në garë për 3 vende. Napoli dhe Milan lëshuan terren këtë javë, me “djallin” që pësoi një humbje të rëndë 0-3 brenda në “San Siro” përballë Udineses, ndërsa blutë e Conte-s nuk shkuan më shumë se një “X” 1-1 në “Tardini” përballë Parma-s.

Napoli e gjeti veten në dizavantazh që në minutën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, në minutën e 60-të ishte McTominay ai që barazoi shifrat. Blutë kishin të gjithë kohën e domosdoshme për të përmbysur rezultatin, por pa sukses, duke u kënaqur me vetëm 1 pikë nga kjo transfertë. Pas javës së 32-të, Napoli e sheh veten në vendin e 2-të në kuotën e 66-të pikëve, 3 më shumë se Milan. Me 60 pikë, Juventus ndodhen në vendin e katërt, plus 2 në raport me Como dhe +3 pikë nga Roma.

Nga 5 ekipet në garë, Milan dhe Roma kanë një kalendar më të vështirë, me ekipin e Allegrit që duhet të bëjë llogari me rivalë si Atalanta dhe Juventus, ndërsa për Roma kalendari i rezervon edhe derbin e kryeqytetit.