Australia ka njoftuar një vendim historik, duke emëruar për herë të parë një grua në krye të ushtrisë së saj.
Gjeneral-lejtnant Susan Coyle do të marrë detyrën e shefes së ushtrisë duke filluar nga muaji korrik, duke zëvendësuar Gjeneral-lejtnant Simon Stuart.
Ky emërim është cilësuar si një moment historik për Forcat e Armatosura Australiane.
Ndërsa qeveria thekson se synohet rritja e pjesëmarrjes së grave në strukturat ushtarake në vitet e ardhshme.







