Ballina Politika “Ivanka do të vijë çdo dy muaj në Vlorë, por ende nuk...

“Ivanka do të vijë çdo dy muaj në Vlorë, por ende nuk jemi tek ajo fazë”, Rama zbulon bisedën me miqtë nga Londra

88
0

Gjatë takimit që pati sot më operatorët turistikë në Vlorë, Rama tha se sot Shqipëria është një vend i sigurt.

Ai zbuloi edhe një bisedë me miqtë e tij që jetojnë në Londër, të cilët Rama thotë se kanë mbetur të befasuar me sigurinë që kryeqyteti ka.

Ndërkohë Rama u ndal edhe te vajza e Donald Trump, duke thënë se ajo nuk ishte në Vlorë këtë fundjavë, por shtoi me humor se në fazë të mëvonshme do të “vijë çdo dy muaj”.

“Shqipëria është një vend ku jetohet me siguri… dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën kuptohet se e bënë sikur vjen në Vlorë çdo dy muaj, do vijë ajo çdo dy muaj në Vlorë por nuk jemi akoma në këtë fazë, dhe po më thonin që nuk e mendonin kurrë që mund të dilje në Tiranë natën dhe të ndjeje siguri të plotë, ata vinin nga Londra”, tha Rama.