Ballina Politika Kalaja: Porti i Durrësit nuk është thjesht aferë korruptive, por projekt antikombëtar

Kalaja: Porti i Durrësit nuk është thjesht aferë korruptive, por projekt antikombëtar

88
0

Në studion e emisionit në SYRI TV, avokatja Adriana Kalaja, ka hedhur akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë për mënyrën si është trajtuar çështja e Portit të Durrësit.

Sipas saj, SPAK dhe gjykatat kanë dështuar të hetojnë në thelb një çështje me interes të lartë kombëtar, ndërsa e cilëson projektin jo thjesht si aferë korruptive, por si një ndërhyrje të rëndë me pasoja për identitetin dhe funksionin strategjik të portit.

Adriana Kalaja: Unë bëj pjesë tek ai grup njerëzish që nuk besoj as në këtë propagandën dhe aq më shumë kur di shumë mirë që SPAK-u është kthyer në një ministri propagande për këtë pushtet dhe ka bërë të gjithë mënyrat e mundshme për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Kështu që SPAK-u e kishte të gjithë të drejtën dhe mundësinë që qysh në tetor të 2022-shit, kur unë bëra kallëzim për herë të parë, ëh, që ta hetonte me themel çështjen, sepse në çështjet penale, pavarësisht se ti mund të shohësh vetëm indicien, mund të shohësh vetëm një element të rëndësishëm, mbase kërkon dhe shumë gjëra nga SPAK-u, por të paktën SPAK-u të merret me ato gjëra që kanë interes kombëtar. Pra, jo atë çfarë thotë Adriana, opozita apo Igli. Ndërkohë, në të njëjtën qasje veproi dhe gjykata e Apelit, flasim gjithmonë, gjykata e shkallës së parë, për gjykatat e posaçme, gjykata e Apelit dhe sot çështja është në Gjykatën e Lartë, për të cilën në fakt unë nuk është se kam ndonjë pritshmëri, për sa kohë që në Gjykatën e Lartë vijojnë të jenë Sokolët e partisë që japin vendime me urdhër nga lart.

Tani, ajo që ne në fakt duhet të vazhdojmë t’i qëndrojmë, sepse unë e thashë dhe në takimin që u bë ditën e premte, nuk duket nga opinioni publik, puna e vazhdueshme që ne kemi bërë lidhur me portin e Durrësit. Pra, mos harrojmë që deputetët e Partisë Demokratike e kanë çuar dy herë në Gjykatën Kushtetuese dhe në fakt është për të ardhur keq, se përpos pjesës tjetër të drejtësisë, gjykata më e rëndësishme në vend e ka rrëzuar tetë me një dhe të tetë ata gjyqtarë anti-kushtetues, përveç Sonila Betjes, kanë marrë vendim për të shkatërruar historinë, identitetin dhe trashëgiminë e Portit të Durrësit. Tani, Igli i tha gjërat teknike dhe nuk kam arsye të shtoj më shumë sepse duhen emisione pa fund që të merremi me portin e Durrësit.

E para njëherë duhet të jetë naiv ai njeri që e shikon portin e Durrësit si aferë korruptive. Është më e pakta aferë korruptive, është qartazi aferë anti-kombëtare dhe kriminale dhe patjetër që edhe iniciativa e Ballkanit të hapur, ka qenë një nga elementët që kanë ndikuar nga ana e Serbisë që ky port të mos ekzistojë.

Po dhe ato që e ndërtuan, nuk e ndërtuan as në Shijak, nuk e ndërtuan as në Spille, nuk e ndërtuan as më lart. Pra, është bërë një studim nga ata, atë nivel shkence që kishim në atë kohë, është bërë një studim dhe ti përpara se të bësh një investim të ri, aq më shumë që dua ta theksoj që në marrëveshjen 145 të 2020-ës ka qenë termi zhvillimi i portit të Durrësit. Pra, në asnjë moment nuk ka qenë shkatërrimi i portit të Durrësit apo porti i jahteve.

Çfarë kupton me zhvillim? Të shembet dhe të bëhen pallate? Janë vetëm kaq. Vazhdojnë në të njëjtin drejtim, pra të ketë të njëjtin funksion, se puna është te funksioni. Zhvillimi i portit të Durrësit. Dhe aq më shumë që marrëveshja e parë ishte me Emiratet e Bashkuara dhe u përcaktua që do kemi një devijim nga gara, pra do shkelnim për momentin MSA-në dhe nenin e kushtetutës që çdo njeri duhet të jetë i barabartë në garë, por nga ana tjetër ne do kishim një kompani shumë serioze, do kishim kompaninë ‘Emaar’, e cila kishte në kurriz edhe një historik të madh, edhe eksperiencë.