Ballina Lifestyle ‘Më mungon privatësia’/ E papritur në Ferma Vip, fermeri largohet nga gara

‘Më mungon privatësia’/ E papritur në Ferma Vip, fermeri largohet nga gara

110
0

Një tjetër zhvillim i papritur ka tronditur dinamikat e reality show Ferma VIP 3. Këngëtari Khuba ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në reality show, duke kërkuar largimin nga gara vetëm pak ditë më parë.

Vendimi i tij erdhi pas një reflektimi personal mbi eksperiencën në fermë, ku ai pranoi se sfida rezultoi më e vështirë nga sa e kishte parashikuar. Në një bisedë me Again, Khuba u shpreh se mungesa e privatësisë dhe e qetësisë ishte arsyeja kryesore që e shtyu drejt këtij vendimi.

“Më mungon privatësia dhe qetësia. Kjo ishte një sfidë për veten. Jam i lumtur që do të iki në shtëpi”, tha ai, duke lënë të kuptohet se kishte arritur kufijtë e tij emocionalë dhe psikologjikë brenda formatit.

Më pas, në një komunikim me moderatoren Arbana Osmani, këngëtari e përforcoi edhe më shumë këtë ndjesi, duke pranuar sinqerisht se realiteti i lojës ishte ndryshe nga pritshmëritë e tij. “E mendova se do ishte më e lehtë”, u shpreh ai.

Pavarësisht largimit, Khuba u largua me respekt për banorët e tjerë dhe eksperiencën që përjetoi. Ai shprehu mirënjohje për fermerët, duke veçuar Malborën, me të cilën kishte krijuar një raport më të afërt gjatë qëndrimit në fermë.