Ballina Kronika Pamje skandaloze pas ndeshjes në Shkodër, policia përplaset me tifozët

Pamje skandaloze pas ndeshjes në Shkodër, policia përplaset me tifozët

72
0

Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës në Shkodër, por gjërat nuk kanë shkuar mirë në “Loro Boriçi”. Në këtë takim nuk mungoi tensioni para, gjatë dhe pas sfidës. Ka patur përplasje mes tifozëve të të dyja skuadrave, por jo vetëm kaq.

Në media po qarkullojnë video ku shihen efektivë të policisë së Shkodrës që përplasen me tifozët e skuadrës nga Durrësi. Gjithashtu, disa prej mbështetësve të Teutës janë shoqëruar për në polici.Mbetet të shihet edhe nëse do të ketë vendim nga Komisioni i Disiplinës për këtë rast, apo jo.