Papa Leo deklaroi për Reuters të hënën se planifikon të vazhdojë të shprehet kundër luftës, pas një sulmi të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj kreut të Kishës me 1.4 miliardë besimtarë.
Në komentet e bëra në bordin e avionit papnor drejt Algjerit, ku ai po nis një tur 10-ditor në katër vende afrikane, Papa theksoi gjithashtu se mesazhi i krishterë po “keqpërdoret”.
“Nuk dua të hyj në debat me të,” tha Leo për Reuters. “Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit është menduar të keqpërdoret në mënyrën si po bëhet nga disa.”
“Do të vazhdoj të flas fort kundër luftës, duke kërkuar të promovoj paqen, dialogun dhe marrëdhëniet shumëpalëshe mes shteteve për të gjetur zgjidhje të drejta për problemet,” u shpreh ai.
“Shumë njerëz po vuajnë sot në botë,” shtoi Papa. “Shumë njerëz të pafajshëm po vriten. Dhe mendoj se dikush duhet të ngrihet dhe të thotë se ekziston një rrugë më e mirë.”







