SPAK ka mbyllur hetimet për zyrtarët e Bashkisë Divjakë dhe ka dërguar dosjen në GJKKO.
Të pandehur janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica, me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.
Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër.







