Ballina Aktualitet “Revoltë deri në rrëzimin e qeverisë”, protestuesi nga Diaspora: Rama të largohet...

“Revoltë deri në rrëzimin e qeverisë”, protestuesi nga Diaspora: Rama të largohet sa më shpejt, duhet të hetohet dhe…

72
0

Këtë të mërkurë zhvillohet protesta e 53-të, me synimin e vetëm largimin e qeverisë Rama.

Një person nga diaspora u shpreh se sheshi duhet të fitojë, pasi nuk mund të vazhdohet kështu.

“Ju përshëndes, vij nga Italia. Unë jam mirë, po kur shikoj vendin tonë që është marrë nga oligarkët, më vjen keq. As në Bangladesh nuk është kështu. Kam ardhur për arsye familjare, kam një nënë 90 vjeçe. Ka punuar 42 vite dhe i jep 110 mijë lek të vjetra. I përshëndes të gjithë ata që janë në vuajtje. Ai duhet të largohet sa më shpejt, pasi do ketë shumë kosto. 53 ditë, nën temperatura të larta, askush nuk kujdeset. U kujtua ky, shkoi në Theth i vendosi tritolin, vajti prap krimineli në vendin e krimit. Do kthehemi më të fortë se kurrë”, tha ai, duke shtuar: ” Ky duhet të largohet, por duhet të hetohet. Duhet t’i sekuestrohet pasurie. Të tregojnë ku i kanë marrë. Ky i morën, ku i bënë këta pasuri. Këta janë të gjithë kriminela”.