Ballina Kronika DURRES/ Konflikt në familje, burrë e grua përfundojnë me plagë thike në...

DURRES/ Konflikt në familje, burrë e grua përfundojnë me plagë thike në spital

100
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Shkozet, përballë AKU-së.

Një konflikt brenda familjes ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Si pasojë, burrë e grua kanë përfunduar me plagë në spital, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Autoambulanca ka transportuar çiftin në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Në vijim pritet që policia të zbardhë më shumë detaje mbi rastin dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.

Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.