Ballina Aktualitet ‘Moment shprese’, shqiptari i Diasporës në Itali thirrje SPAK dhe KE-së: Klasa...

‘Moment shprese’, shqiptari i Diasporës në Itali thirrje SPAK dhe KE-së: Klasa politike e korruptuar duhet të largohet

87
0

Një emigrant i cili jeton dhe punon në Itali, i është bashkuar protestës së 77-të, duke shprehur kritika ndaj klasës politike dhe duke bërë thirrje për ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë.

Në fjalën e tij, ai tha se sheh shpresë te SPAK dhe institucionet europiane, duke kërkuar largimin e klasës politike të korruptuar.

Ai iu drejtua gjithashtu investitorëve të huaj që interesohen për të investuar në Shqipëri, duke i mirëpritur, por duke kërkuar respektimin e pronës së shqiptarëve.

“Një kërkesë shpresë për SPAK dhe Komisionin Evopian, largojeni këtë klasë politike të korruptuar tash e 35 vite, një ore e më parë. Ky moment është shpresë e fundit për shqiptarët. Një kërkesë të fundit për cdo investitor të huaj, Mirëse te vini në Shqipëri, por mos vidhni tokat e shqiptarëve, pasi Shqipëria nuk është në shitje. Derisa të jetë shqiptari, ta dinë mirë se nuk i marrin dot tokat tona”, tha ai.