Ballina Politika Platformat e qeverisë për të ‘folur’ me qytetarët, reagon Ina Zhupa: Versione...

Platformat e qeverisë për të ‘folur’ me qytetarët, reagon Ina Zhupa: Versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër!

74
0

Ndërsa kryeministri Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Pogradec për të diskutuar për platformat që do t’i shërbejnë qeverisjes për të folur më mirë me qytetarët, deputetja demokrate Ina Zhupa e akuzoi për një mashtrim të vjetër me një paketim të ri.

“Edi Rama po riciklon edhe një herë vetveten, por tashmë është bërë i pariciklueshëm. Kur një pushtet ka konsumuar çdo premtim, çdo slogan dhe çdo gjetje propagandistike, ndryshimi i emrit të platformës nuk e bën të re. Shqipëria e ka parë këtë film më parë dhe shqiptarët nuk mashtrohen më nga paketimi i vjetër me emër të ri. Në 2017 ishte bashkëqeverisje, Shqipëria që duam, tashmë është Pasqyra e Shqipërisë. Është vetëm versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje te lira. Dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë platformë e re, asnjë emër i ri dhe asnjë pasqyrë e sajuar për t’i ikur realitetit” shkruan ajo në rrjete sociale