Ballina Politika “Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos...

“Skandaloze përdorja e plumbave të gomës”, deputetja e PS: Policia të mos dhunojë fëmijët

75
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ka komentuar përplasjet mes policisë dhe protestuesve gjatë protestës studentore, e cila vijon prej 10 ditësh.

Bylykbashi ka kritikuar urdhrat e Ramës teksa tha se reagimi i policisë duhet të jetë proporcional dhe se përdorimi i forcës ndaj një protestuesi nuk mund të justifikohet pasi ai është neutralizuar.

“Në momentin që ti e neutralizon një protestues, nuk ke pse e shkel më pas”, u shpreh ajo, duke kërkuar që çdo efektiv që ka tejkaluar kompetencat të përballet me përgjegjësinë që parashikon ligji.

Një tjetër pikë e diskutimit ishte përdorimi i plumbave të gomës dhe pamjet e protestuesve të lënduar gjatë përplasjeve. Bylykbashi e cilësoi skandaloze mënyrën e përdorimit të tyre, duke vënë në pikëpyetje proporcionalitetin e ndërhyrjeve policore.

“Është skandaloze, sepse plumbat e gomës nuk përdoren në këtë mënyrë”, deklaroi ajo në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania.

Duke iu referuar krahasimit të kryeministrit Edi Rama me vendet e tjera të Europës për numrin e efektivëve të plagosur, Bylykbashi argumentoi se analiza nuk duhet të kufizohet vetëm te shifrat, por duhet të marrë në konsideratë edhe mënyrën se si reagojnë forcat e rendit.

Sipas saj, pamjet e ditëve të fundit ngrenë pikëpyetje për ashpërsinë e reagimit të policisë shqiptare krahasuar me atë në vende të tjera europiane.