Ballina Politika Zgjedhjet e 11 majit/ Rama “zbarkon” në Greqi, sot takim me shqiptarët...

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama “zbarkon” në Greqi, sot takim me shqiptarët në Kretë, nesër në Athinë

68
0

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të tretë me shqiptarët në Greqi, këtë herë duke u ndalur në ishullin e Kretës.

Takimi do të mbahet sot në orën 18:00 në stadiumin “Klassidos”, ndërsa pason dy takime të mëparshme me diasporën shqiptare në shtetin helen.

Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë.

Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.

Ndërkohë më 30 mars, ditën e dielë, Rama do të jetë në në një takim me shqiptarët në Athinë.