Filmi i shkurtër artistik “THIRRJA”, me regji të Mirak Zymberaj dhe skenar të Mentor Zymberaj, është përzgjedhur të marrë pjesë në një nga festivalet më të rëndësishme të filmit të shkurtër artistik në botë – Alexandria Short Film Festival në Egjipt. Ky festival është një nga festivalet kualifikuese për OSCAR. Krahas suksesit artistik, përzgjedhja dhe prezantimi i filmit në një konkurrencë të madhe botërore përbëjnë një arritje të jashtëzakonshme për një film që përfaqëson dhe promovon Kosovën.
Pas premierës së filmit në korrik të vitit 2024, ku “THIRRJA” u përzgjodh në festivalin IN THE PALACE International Short Film Festival – gjithashtu pjesë e kategorisë më të lartë artistike të kualifikimeve për OSCAR – ky është festivali i dytë radhazi që e përzgjedh filmin për mesin e filmave më të mirë në botë për këtë kategori.
Këtij suksesi të madh i bashkëngjitet edhe Çmimi i Dytë në Green Montenegro International Film Festival 2024, i fituar nga regjisori i filmit, Mirak Zymberaj.
Filmi “THIRRJA”, një realizim i Shtëpisë Teatrore-Filmike AKT, do të vazhdojë rrugëtimin e tij artistik në festivale të tjera me renome ndërkombëtare.
Në film morën pjesë:
Aktorët: Mentor Zymberaj, Albina Osmani, Miran Zymberaj, Art Pasha
DOP: Blerim Gjinovci
Montaža: Ermal Duli
Muzika: Memli Kelmendi
Skenografia: Zeni Ballazhi
Kostumet: Mrike Zymberaj & Monda Beqiri
Audio: Muha Veseli
Color grading: Joni Mithi & Lorena Sopi
Fotografi: Dardan Kabashi
Asistent regjisor: Granit Dragaj
Skenari: Mentor Zymberaj
Regjia: Mirak Zymberaj