Një tërmet me fuqi 6 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot ishullin Sulawesi në Indonezi, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Tërmeti ndodhi në ora 19:51 me kohë lokale, afërsisht 165 kilometra nga qyteti i Gorontalo, sipas USGS.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 97 kilometrash, dhe epiqendra u regjistrua 35 kilometra në veriperëndim të Pohuwat, sipas Agjencisë indoneziane të meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës (BMKG).
Kjo lëkundje e tokës nuk ka potencialin të shkaktojë një cunami, shtoi agjencia.