Ballina Lifestyle Beyonce në telashe me ligjin për një video “spektakolare” në turneun “Cowboy...

Beyonce në telashe me ligjin për një video “spektakolare” në turneun “Cowboy Carter”

35
0

Problemet ligjore kanë trokitur në derën e Beyoncé-s gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”, dhe arsyeja?

Një video mbresëlënëse e shfaqur gjatë koncertit në Los Angeles, ku këngëtarja paraqitet duke “marrë nën kontroll” godinën gjigante të Sphere në Las Vegas.

Por kjo skenë, sa kreative aq edhe polemike, nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që e zotëron këtë strukturë futuristike.

Sipas Page Six, avokatët e ‘Sphere Entertainment Group’, në pronësi të James Dolan (i njëjti që zotëron Madison Square Garden), i kanë dërguar këngëtares një letër zyrtare, duke e akuzuar për përdorim të paautorizuar të imazheve dhe për shkelje të pronësisë intelektuale.