Ballina Lifestyle Elegante dhe seksi, këngëtarja britanike merr vëmendje në Met Gala 2025

Elegante dhe seksi, këngëtarja britanike merr vëmendje në Met Gala 2025

24
0

Suki Waterhouse tregoi gjoksin e saj të theksuar në një shfaqje tërheqëse në Met Gala 2025.

Këngëtarja britanike, 33 vjeç, mahniti me një fustan të zi Michael Kors, i cili kishte një pjesë të sipërme pa shpinë, një çarje në këmbë dhe një bisht të gjatë të zi.

Ajo mbathi disa taka klasike të zeza, ku tërhoqi vëmendjen, ndërsa iu bashkua një numri emrash të mëdhenj në tapetin blu, i cili hap ekspozitën vjetore të pranverës së muzeut të Nju Jorkut, shkruan “Daily Mail”.

Ylli e kompletoi dukjen me disa byzylykë diamanti të shndritshëm në kyçin e dorës së majtë, të kombinuar me një gjerdan klasik diamanti dhe disa vathë të shndritshëm.

Duke pasur një figurë elegante në eventin më të madh të modës, Suki bëri një sërë pozash ndërsa i linte flokët e saj bjonde të lirshme.

Ajo theksoi pamjen e saj natyrale me një gamë të lehtë grimi dhe mbajti sendet e saj në një çantë klasike të zezë.