Ballina Aktualitet “Në Durrës, bandat e Ramës kanë vërshuar në KZAZ”/ Denoncimi i Berishës:...

“Në Durrës, bandat e Ramës kanë vërshuar në KZAZ”/ Denoncimi i Berishës: Qeveria e ASHM do i shpallë banditët elektoralë, terroristë

83
0

Kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me situatën në Durrës, duke akuzuar banda të lidhura me kryeministrin Edi Rama se kanë ndërhyrë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Berisha paralajmëron se qeveria e ardhshme e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë këto grupe si organizata terroriste dhe do t’i ndëshkojë me ashpërsinë më të madhe të ligjit. Ai i bëri thirrje komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos lejojnë presionin dhe të zbatojnë vetëm ligjin.

Sali Berisha: Në Durrës bandat e Pojës kanë vërshuar drejt KZAZ me urdhër nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk ëhstë vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ. Porosia ime e prerë për komisionerët tanë në KZAZ, të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk duhet të numërohet në presion.

Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do i shpallë ato banda terroriste dhe do mmarrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Ata janë në përpëlitjet e fundit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare.