Ballina Dossier HISTORI/ Disa personalitete emblematike të çështjes kombëtare

HISTORI/ Disa personalitete emblematike të çështjes kombëtare

43
0

-Jusuf Visoka-Prugovci, u lind në fshatin Prugovc në vitin 1917, ai kishte kryer Medresen në Prishtinë dhe dinte shkrim lexim në gjuhën serbe dhe shqipe. Jusuf Visoka që herët ishte inkuadruar në radhët e Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së) ku, kishte dhënë kontribut mjaf të madh. Jusuf Visoka drejtpërdrejti ndihmoi formimin e komitetit në rrethin e Lapit, por edhe gjetiu. Në Siçevë Jusufi ishte emruar Komandant i Batalionit, ai ishte pjesëmarrës i tubimeve përmes Organizatës së LNDSH-së nr.2, ishte pjesëmarrës edhe i Kongresit të Blinajës. Jusuf Visoka burgoset nga OZNA në vitin 1946 dhe dënohet në janar të vitit 1947 me vdekje /pushkatim, por më vonë atij dënimi i shndërrohet në 20 vite butg të rëndë, ai lirohet në vitin 1959 dhe jeton në Kosovë deri me 23 qershor të vitit 1963, pastaj ikë në Shqipëri dhe vendoset në Elbasan, por fatkeqësisht burgoset edhe në Shqipëri në vitin 1976, vuanë burgun deri në vitin1981. Jusuf Visoka ndërroi jetë në Elbasan, ku edhe varroset. Lavdi veprimtarisë kombëtare të Jusuf Visokës!…

-Ramadan (Dan) Jusuf Berisha (1920-1989) u lind në fshatin Bardh i Madh, ai rrjedh nga një familje me tradita atdhetare i cili ishte i njohur për përhapjen e librit shqip në Kosovë. Vëllai i tij Aliu së bashku me Bajram Gërgurin dhe Ajvaz Kutllovcin librat shqipe i merrnin nga Riza Strellci dhe i shpërndanin të interesuarëve.

Atdhetari Ramadan Berisha u inkuadrua në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) në fillim të vitit 1945, ai mbante lidhje me Organizatën e LNDSH-së nr.2, sidomos me Azem Jashanicën po edhe me shumë të tjerë. Gjatë një takimi që ishte mbajtur në shtëpinë e tij, në Bardh të Madh, Ajeti kishte folur për rrezikun e tubimeve që po mbahen në odat e fshatarëve, sepse përcilleshin nga OZNA, gjithashtu edhe Azemi kishte theksuar se pas daljes së tij në mal duhet patur kujdes, sidomos në Bardh të Madh, sepse ky fshat do të përcillet nga OZNA famëkeqe. Ramadan Berisha mori pjesë në shumë veprime të LNDSH-së, po edhe në Kongresin e Blinajës. Ramadani u arrestua më 13 gusht 1946, ai gjatë hetuesisë u keqtrajtua mizorisht, ndërsa Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Prishtinës, më 6 janar të vitit 1947, e dënoi me 20 vite burg të rëndë, po pasi që kishte marrë pjesë në luftën antifashiste u anmistua dhe u lirua nga burgu më 26 maj të vitit 1947. Ramadani pas lirimit nga burgu ndërroj jetë më 9 prill të vitit 1989, meqë i kishte rënë së tepërmi në shëndet gjatë hetuesisë.

-Muhamet Dumani-ishte inspektor për arsim në Shkup, ai udhëhiqte kursin pedagogjik të mësuesve në Shkup, ku një numër i tyre ishin të angazhuar në Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së), të cilën Organizat e ndihmonte edhe ai, përmes atkiviteteve të tij në zgjerimin e rrjetit të LNDSH-së në fshatra. Atdhetari Dumani ishte pjesëmarrës i Kongresit të Kopilaçës dhe të atij në Shkup me 1 qershor të vitit 1946. Muhamet Dumani bashkë me Azem Maranën, Qemal Skënderin, Hasan Bilallin ishte themelues i Komitetit Qëndror (KQ) të LNDSH-së në Shkup, por Dumani nuk i shpëtoi OZN-së famëkeqe u arrestua dhe u dënua me 4 vite burg.

-Mehmet Zajqevci u lind në fshatin Zajçec-Komuna e Kamenicës (Dardanës), ai që herët ishte inkuadruar në LNDSH, derisa shtëpia e tij në Prishtinë në Lagjen e Muhaxhirëve ishte çerdhe ku takoheshin aktivistët e LNDSH-së, ai u nxor në Gjyqin Ushtarak të Prishtinës dhe u dënua me burg.

-Muharrem Bajraktari-iahte komandant i Forcave Ushtarake të Lëvizjes Nacionaliste Zogiste në Shqipëri, ai kishte gradën e kolonelit. Muharremi gëzonte autoritet të madhë në hapësirat shqiptare, ai luftonte për Shqipërin etnike, demokratike të tipit perëndimor, prandaj edhe ishte armik i përbetuar i komunizmit në hapësirat shqiptare. Atdhetari Muharrem Bajraktari vepronte kryesisht në Lumë në Shqipëri, OZNA kishte bërë plane për likuidimin e tij, sepse, e konsideronte armik të rrezikshëm, prandaj OZNA kishte angazhuar disa oficer milicie, ndër ta edhe Sabit Llashticën i cili mbante postin e kryeshefit të OZN-së të Drenicës, por ai ilegalisht ishte edhe anëtar i Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së) për Drenicë.

Sabiti pasi ishte njohur mirë me planin për likuidimin e Muharremit, e njofton Muharremin lidhur me rrezikun që i kanosej, dhe pas kësaj grupi i oficerëve jugosllav që ishte dërguar në Lumë për ta vrarë atdhetarin Muharrem Bajraktarin bie në grackë dhe aty shfarosën të gjithë.

-Mulla Sadri Prestreshi, u lind në fshatin Mazgit të Prishtinës në vitin 1917, ai shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe, pastaj vazhdoi mësimet në Medresën e Prishtinës. Sadriu pas kryerjes shërbimit ushtarak në vitin 1941 u regjistrua në kursin administrativ për nëpunës në gjuhën shqipe, ai më vonë kreu edhe kursin pedagogjik për mësues në Prishtinë, kishte diplomuar në Medresën „Sulltan Selimi“ në Prishtinë në vitin 1944. Atdhetari Muharrem Prestreshi në vitin 1945 bëhet anëtar i LNDSH-së përmes Azem Jashanicës dhe ishte i angazhuar në komitetin e rrethit të Sitnicës në Lypjan, ai mbante lidhje me Gërgurin, Sereçin, Jashanicën e shumë të tjerë. Mulla Sadri Prestreshi nuk i shpëtojë syrit famëkeq të OZN-së, u arrestua, më 23 mars të vitit 1947, dhe dënohet me 4 vite burg të rëndë.