Ballina Kronika Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

166
0

Një konflikt mes dy te rinjsh në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Burime nga policia e Durrësit thanë  se ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 8 të qytetit, pranë drejtorisë së policisë.

I plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjecar, i cili ndodhet në spital nen kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij, i cili është një bashkëmoshatar i të plagosurit.

Dy të rinjtë janë përplasur fizikisht për arsye ende të paqarta, ndërsa pritet të merret në pyetje i plagosuri për të mësuar më shumë rreth motivit të ngjarjes.