Ballina Kuriozitete Shkencëtarët shndërrojnë plumbin në ar

Shkencëtarët shndërrojnë plumbin në ar

0
30

Shkencëtarët në Gjenevë e kanë bërë realitet ëndrrën e alkimistëve mesjetarë.

Kimistët e hershëm shpresonin ta shndërronin plumbin në ar të çmuar por ndryshimet në numrin e protoneve midis elementëve e bënë të pamundur këtë me anë të mjeteve kimike. Mund të duket e pamundur por ata kanë arritur ta shndërrojnë plumbin në ar.

Shkencëtarët në laboratorin evropian të fizikës së grimcave CERN, pranë Gjenevës, Zvicër, e kanë realizuar këtë fantazi mesjetare, vetëm për një pjesë të sekondës përmes një mekanizmi të ri.

Fizikanët përdorën përshpejtuesin më të madh të grimcave në botë, Përplasësin e Madh të Hadroneve (LHC), për të nxjerrë tre protone nga atomet e plumbit duke i transformuar ato në atome ari.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë krijuar ar artificial, studiuesit përdorën një mekanizëm të ri për ta realizuar këtë qëllim.

Nëse atomet e plumbit humbisnin zero protone, ato mbeteshin plumb. Nëse humbisnin një, shndërroheshin në talium; nëse humbisnin dy, shndërroheshin në mërkur; dhe nëse humbisnin tre, shndërroheshin në ar.

Shkenctarët arritën të prodhonin me sukses të tre metalet e rënda, megjithëse bërthamat e arit u shkatërruan menjëherë që do të thotë se ari ekzistoi për më pak se një sekondë.

Në këtë eksperiment të fundit u arrit të prodhohej pothuajse dyfishi i arit krahasuar me ato të mëparshme.

Vlen të theksohet se sërish kjo sasi e përfituar është shumë e vogël se ajo që do t’i duhej një argjendari për të bërë qoftë edhe një bizhuteri të vetme.