Ballina Lifestyle Festivalin e Filmit pa fustane transparente, vendimi që ka bërë bujë

Festivalin e Filmit pa fustane transparente, vendimi që ka bërë bujë

0
29

Të paktën derisa vendimi i fundit të rrijë në fuqi, në Festivalin e Filmit në Kanë nuk do shohim fustane transparente apo tejet voluminozë!

Jo më larg se të Martën, u njoftua “se për arsye të qenësishme, nuditeti është i ndaluar në tapetin e kuq dhe çdo pjesë tjetër ku mbahet ky festival”.

Ky vendim ka shkaktuar bujë duke qenë se fustanet që ekspozojnë shumë format trupore janë kthyer në fenomen normal në evente të tilla. Vitin e fundit përshembull, supermodelja Bella Hadid veshi një fustan sensual të Saint Laurent, trend që ndër vite e kanë ndjekur Isabelle Huppert, Naomi Campbell apo Kendall Jenner.

Sipas aktores së njohur amerikane Rose McGowan, fustanet transparente janë një formë fuqizimi e grave. Ndërsa të tjerë kujtojnë vitin 2015, kur ky Festival nuk lejonte këpucët e sheshta në tapet apo kur ndaloi burkën për gratë myslimane një vit më vonë. Ngjan sikur po bëhet një lojë me dy standarde…

Një grua që vishet në mënyrë modeste dhe mbulon kokën nuk lejohet e po ashtu një grua me fustan transparent shihet si diçka e pahijshme. Pra, tanimë duhet një veshje si një “e mesme e artë”… Por prapë është e pakuptueshme! Janë ndaluar edhe fustanet me bisht të gjatë…Këtu shtrohet pyetja: Për çfarë shërben në thelb tapeti i kuq?!

Në vitet e fundit të paktën, tapeti kuq shihet si një formë reklamimi e personazheve të famshëm ku secili investon punë e para te stilistët më të njohur për t’u dukur sa më bukur. Met Gala është shembulli më ekstrem i këtij fenomeni. Megjithatë, në një kohë kur filmat vlejnë po aq sa moda, nuk e dimë sa do zbatohet ky kod veshjeje dhe a do vlejë për çdo yll.