Ballina Opinion Neokomunizmi

Neokomunizmi

25
0

Nga Kalosh Çeliku

Rastësisht, e takova në rrugë Cucën Boheme, e kishin dëbuar nga Partia. Edhe, Feja Islame, dhe xhamia me flamuj turko-arab në minare. Shkaku, se: nuk pinte çaj rusi, dhe nuk e vishte ferexhenë e zezë. Urdhëro, unë s’jam Uolt Uitmani i madh. As miku im bohem, Mirko Gashi te “Tre sheshirat”, në Prishtinë. Unë jam Kalosh Çeliku – rebel, në Shkup. Dhe, me Ty do të pi verë Dy shtama nën Rrap. Nëse, të ka përzënë Nëna Parti: vogëlushe, Unë nuk të përzë.

Herët, në mëngjes, ende pa lindë Dielli më paraqitet përmes telefonit djali Asdreni: -Hë, “rrugaç” çka bënë, ta prisha gjumin?! A, i ke marrë sot hapat (aspirinët) e mëngjesit “hallall” të Dr. Piperos, që i reklamonte gjatë kohës të “armikut të padukshëm” Koronavirusi, apo ato “haram” të “muslimanëve” Shkupit?! Dhashtë Zoti Madh, nuk i ke marrë ato të “rrezikshmet” të Xhadisë në “Shtëpinë Publike”. Dhe, a ke nevojë të të sjell ndonjë çekan me raki rrushi? Ose, një ibrik me Dy çepa “hallall” dëllinje nga Dardhat gorrice të “Ҫiflikut” Xha Derallës?

përgjigjem: Nuk ka problem. “Armikut të pabesë”, i dalë si burrat në dyluftim në fushën e mejdanit. Vetëm, se: jo ato të dardhave gorrice të “Bit-Pazarit” Shkupit, po të atyre të Xha Derallës! Që, me sharrë në krah i shartonte plaku nga dardha gorrice dhe turke, në Dardha shqiptare. Dihet, mos më sill bukë pa miell, dhe çaj rusi! Probleme kam me Poezinë “erotike”. Gruan besnike. Mrizet e Zanave të Fishtës. Rakinë e rrushit. Dhe, Dy shtamat me verë të Mikes Di. Xhadinë, nateditë me pashterkë të kuqe, që: dasmave shqiptare i përdredh bythët me dajre, dhe i shkund rraqet para Babashehut. Pavetëdije, se: Babashehu ia hudhë mbi kokë këmishën e bardhë, dhe e bënë bythekrye mbi varr të Babashehut, në Tyrbe. “Baba Tomorin” e Ҫajupit. Tjetër, asgjë. Momentalisht, pi raki rrushi “hallall”. Edhe, atë: me Dy qe në zgjedhë, t’i lëroj arat e Babait, dhe një kalë me shalë përpara qeve, rrëzë “Ҫuke”. Nuk e dua “haramin”.

Qafëpërqafe, ditënatën e kaloj me gjashtë macit e mia besnike që m’i polli Xhadia në shtrat, në dhomën e gjumit. Dhe, mi la natën pas dere. E di, mungon edhe një e shtata Maci. Ende, nuk ia di emrin. Noshta, nesër edhe atë do të ma lindë Xhadia pasmesnate në shtrat. Numrin, shtatë, nëntë dhe dhjetë. Nesër, me siguri të letërsisë popullore shqiptare do ta kemi në Shtëpinë e Babait. Sipas meje si shkrimtar “problematik”: Dhjetë plagë, dhe një Urim. Librit me poezi: ATDHEU Burrë pa Grua (përzgjedhje, 2025), që këto ditë pritet ta shoh dritën.

Problemi është, se: Dy qeve të Babait, duhet t’u prijë para edhe një Kalë me shalë. Arat e Babait, nuk lërohen me një ka zgjedhe plugu mes fushe, rrëzë “Ҫuke” të Cërvicës Kërçovës. Ose, vetëm me dy qe, zgjedhën në qafë arave të Babait mes fushe. Patjetër, para duhet tu pri edhe një Kalë me shalë.

Përpiqem, t’i hip Kalit bardhë të Babait, jo atij kalit që i hipi kryetari i PPD -ës, Nevzat Halili me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës. As, “Kalit Shemës” të Ali Ahmetit, që i hipi te revista për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket me përkrenaren e Skënderbeut në kokë mes varrezave të automobilave në “Bit – Pazar” të Shkupit. Po, Kalit bardhë të Babait pullali me dy “nagëntë” në brez. Dhe, një fishek, në gojë. Gjokut pullali, që e shalonte fushës Cërvicës dhe maleve të Kërçovës.

“Kali Shemës” pas porte me të dyja këmbët e prapme, përkohësisht më ka hudhur bythekrye me gjithë samarë në “Përrua – Thanë”. Padashtas, ma kujtoi ngjarjen historike të Nevzat Halilit. Këngën popullore të asaj kohe, “Arusha e Malit” me çifteli, kur partizanët e tij partiak e hipën në një kalë të bardhë me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës, rrëzë Sharrit Plak. Dhe, pas pak kohe në rolin e kalorësit të arratisur në stilin e Don kishotit e shpallën të “çmendur” në skenë, se: me shpatën namëmadhe lufton kundër Skënderbeut në një “komedi” të arnuar politike para publikut në Teatrin e pakicave shqiptare, në “Bit – Pazar” të Shkupit.

Tashti, e shoh se: nuk më kanë dashur politikanët e partive politike, por më kanë dashur vetëm Tri Gratë e mia besnike. Nateditë, më kanë dhënë gji me Dy shtama. Jo, Zoti Madh. Edhe pse, unë si rrugaç: nuk e kam dashur as vetë Zotin e Madh. I kam dashur Gratë e mia besnike. Punë trjetër është ajo, sesa: ai më ka dashur Mua si Poet?! Nuk e kam fjalën për shtetin e “përbashkët” jugosllav. Qoftë, ai “maqedonas”, apo shqiptar. Nuk i kam dashur si shkrimtar, as Dje, dhe as Sot. Kutadi, ndoshta: nuk do t’i dua as edhe Nesër. Ai më ka dashur mua si Poet. Por, unë: nuk e kam dashur si shtet i “përbashkët i vëllazërim – bashkimit”. Punemadhe. Edhe ai, edhe unë: dihet, sesa duhemi me shekuj para kamerave televizive dhe syve të ndërkombëtarve sa për sy e faqe. Sot për sot, duhemi si një burrë dhe grua në një “Shtëpi Publike”. Shtrat gjumi me ëndrra fantastike për Ditën e Nesërme.

Feleminderit Zotit, që: nuk më ka dhënë vajzë si baba në familje, se: nesër, kur të ma këthente prapa burri botës shqiptar (dhëndërri) në shtëpi vajzën me gjithë fëmijë, do ta kisha vrarë aty për aty me nëntë plumba në ballë, dhe vetë do të shkoja në burg. Asdreni, me zë qeshet.

– E, kush do të të nxjerrë nga “Përroni i Thanës” me dëllinja dundushore kokë më kokë? Burgu Natyror, te “Ҫifliku” i Xha Derallës, mes mrizeve të Dardhave gorrice?! “Jasakëve të Tikeve”?!

Përgjigjem: “Përroni i Xhetit”. Ose, “Lugu i Ymerit” me raki dëllinje?
– Mos i harro në shtëpi edhe ato Dy shtamat e Lydi Di me verë, më porositë djali, Asdreni!

– Kurrësesi, pa ato Dy shtama me verë nuk hyj Sot në luftë për “Liri”.
– Duartrokitje, qeshë me zë Asdreni.

Tashti, qeshem edhe Unë Poeti: merita ka Xhadia me pashterkë të kuqe. Edhe, e meriton një shpërblim shkopin me flokë…

*) Grua llafazane, dhe kurvë.