Ballina Kronika Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, policia arreston 32-vjeçarin

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, policia arreston 32-vjeçarin

26
0

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar me urdhër të SPAK, pasi kishte për të kryer edhe 6 muaj burg nga në total për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DVP Gjirokastër ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, të cilit i ka mbetur për të kryer 6 muaj burgim, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 58 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka goditur me grusht një 57-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.