Ballina Kronika Shembet muri rrethues i një banese në Roskovec, humb jetën 4-vjeçarja

Shembet muri rrethues i një banese në Roskovec, humb jetën 4-vjeçarja

27
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një vajzë 4-vjeçare.

Fatkeqësisht e mitura nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.