Ballina Europë Ceremonia e përurimit/ Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij

Ceremonia e përurimit/ Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij

31
0

Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin. Papa Leo XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit.

Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale. Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut , ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.

“Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai. Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Fraceskut.