Qyteti francez i Landernos theu rekordin botëror për numrin e “Smurfëve” këtë fundjavë, duke mbledhur 3,076 njerëz të veshur dhe të lyer me blu, me kapele të bardha, të cilët kënduan këngë nga filmi i famshëm vizatimor.
Qyteti me 16,000 banorë, në skajin më perëndimor të rajonit të Bretanjës në Francë, është përpjekur dy herë më parë t’ia thyejë rekordin Lauhringen, një qytet në Gjermani që arriti të mbledhë 2,762 Smurfë në vitin 2019.
Kryebashkiaku i Landernoy-t, Patrick Leclerc, i veshur gjithashtu si një Smurf, tha se sipërmarrja “i bashkon njerëzit dhe u jep atyre diçka për të menduar përveç kohërave në të cilat jetojmë”.
Pascal Sun, i cili drejton shoqatën që organizoi eventin, tha se mbledhja “u lejon njerëzve të argëtohen dhe të hyjnë në një botë imagjinare për disa orë”.
Një përpjekje e mëparshme për të thyer rekordin në vitin 2023 u pengua nga shiu i rrëmbyeshëm që i dekurajoi shumë garues nga garimi.
Në vitin 2020, kur u mblodhën 3,500 Smurfë, eventi u anulua nga Libri i Rekordeve Guinness për shkak të dokumentacionit të paplotë.
Smurfët, të krijuar nga karikaturisti belg Pejo në vitin 1958, janë krijesa të vogla blu që jetojnë në pyll.