Ballina Sport “Jam trajner fitues”, Postecoglou në delir, Amorim: Nuk jap dorëheqjen

“Jam trajner fitues”, Postecoglou në delir, Amorim: Nuk jap dorëheqjen

38
0

Ishte në buzë të greminës, por në fund, Ange Postecoglou arrin të shpëtojë veten dhe Tottenham Hotspur. Tekniku australian shkruan historinë, në vitin e tij të dytë në krye të “gjelave”, në ndeshjen e tij të 100 në Londër, arrin t’i dhurojë një trofe shumë të rëndësishëm:

“Më duken më shumë se 100 ndeshje, por kjo është një ditë speciale, kemi punuar shumë për këtë, tifozët e meritonin një trofe. Kritikat që kam marrë? Ka qenë e vështirë, por kam besuar gjithnjë në instinktin tim. E dija që mund të ndryshoja diçka këtë vit. Ia kam thënë gjithnjë djemve se mund t’ia dilnim, jam shumë i lumtur për këtë.

E ardhmja ime? Jam totalisht i përqendruar për të festuar këtë sukses, çfarë do që të ndodh, do të ndodh. Unë jam trajner, këto vendime nuk janë në dorën time, nuk më takojnë mua. Mua më intereson vetëm kjo medalje, kjo do të thotë se kemi fituar një trofe, jam një trajner fitues” u shpreh ndër të tjera Postecoglou.

Pa diskutim i ndryshëm është situata në radhët e Man.United. Ruben Amorim erdhi në “Old Trafford” si një shpresë e madhe për të shpëtuar “djajtë e kuq”, por fundi ishte i hidhur për teknikun portugez. Pas finales së humbur, i gjithë diskutimi u kthye në lidhje me të ardhmen e tij, a do të vijojë të jetë trajner i Man.United:

“Unë jam i hapur. Nëse drejtuesit dhe tifozët mendojnë se unë nuk jam njeriu i duhur, unë largohem, madje edhe pa menduar për paratë, por unë nuk jap dorëheqjen. Unë kam besim te puna që bëj, nuk jam këtu për të mbrojtur veten, nuk është në stilin tim”, u shpreh Amorim.