Nga megaoperacioni “Ura” që u zhvillua nga SPAK dhe autoritet italiane, dolën shumë emra të inkriminuar me krimin. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në një emision televiziv se nga 52 emrat shumica e tyre janë biznesmenë.
Sipas krimi po zgjedh “model italian”, ku si guackë për të mbrojtur veten kanë biznesin
Ervin Karamuço: Durrësi është një qytet shumë i thjeshtë, por po të shikosh 52 emrat shumica prej tyre janë biznesmenë të gjithë. Njëri ka asete imobiliare, njëri ka televizionin. Të gjithë këta janë fshehur pas bizneset konkrete, sepse kanë kuptuar që duhet të kenë një guackë, një vitrinë dhe për këtë kthehemi tek mafia italiane. Është shumë e vështirë që të kuptosh këtë, sepse këta janë biznesmenë, më pas vijën institucionet, pastrimi i parave është një çështjeve shumë e vështirë që ta marrësh vesh këtu në Shqipëri.
Kurse juristi Rezart Kthupi pohoi se pas çdo megaoperacioni ka një sfond politik. Sipas tij ky megaoperacion ka lidhje me zgjedhjet dhe 11 majin.
Rezart Kthupi: Po ta ndash Durrësit në 3-4 pjesë dhe të pish nga një kafe te secila e merr vesh se kush është kush dhe me çfarë është duke u marrë. Ka gjithmonë një sfond politik pas një operacioni, dhe mendoj se kjo ka lidhje me zgjedhjet dhe 11 majin. Të dyja partitë e mëdha politike kanë të njëjtin afeksion për krimin e organizuar. I ka përdorur njëherë njëra palë dhe njëherë pala tjetër. Kanë po të njëjtat kanale të nëndheshme dhe të përbashkëta.