Ballina Aktualitet Rritje e menjëhershme e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të premte

Rritje e menjëhershme e temperaturave, si parashikohet moti për këtë të premte

44
0

Këtë të premte pritet të ketë rritje të vlerave duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.

Orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërish vranësira në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.