Ballina Kronika Ndërron jetë 63-vjeçari italian në Tiranë, katër ditë më parë kishte kryer...

Ndërron jetë 63-vjeçari italian në Tiranë, katër ditë më parë kishte kryer një ndërhyrje në klinikë dentare

37
0

Një shtetas italian, 63 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, katër ditë pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, më datë 22 maj 2025, shtetasi italian D. S. është paraqitur për mjekim në spital, pasi nuk ishte ndier mirë që prej ndërhyrjes kirurgjikale dentare të kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 63-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur hetimet paraprake, ku janë marrë në pyetje administratori dhe dentisti i klinikës.

Materialet në lidhje me rastin janë referuar në Prokurori për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore.

“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftim.