Në një deklaratë të ashpër për media, Genta Vangjeli, Zëdhënëse për Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike, ka denoncuar procedurën e diskutueshme të prokurimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shërbimin postar të zgjedhësve jashtë vendit, të cilin e mori përsipër DHL International Albania.
Vangjeli theksoi se ky kontraktim është shoqëruar me shkelje të rëndësishme ligjore dhe kontraktuale, përfshirë përdorimin e nënkontraktorëve, të cilët nuk ishin të parashikuar në kontratën e firmosur.
Në këtë kontekst, ajo akuzoi KQZ-në dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mosmonitorimin e duhur të procesit dhe për dështimin që çoi në një farsë zgjedhore me pasoja të rënda financiare për shqiptarët.
DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI:
Ndalemi te kushtet e kontratës të paracaktuara nga KQZ .
Qartësisht KQZ vetë ka deklaruar se DHL International Albania nuk do të lejohet të nënkontraktojë subjekte të tjerë dhe as subjekte mbështetës në zbatimin e kësaj kontrate.
Tani shkojmë te postimet e Talulant Ballës por jo vetëm në rrjetin e tij FB dt 2 Maj 2025 ku shkruhet:
NESËR ZYRAT E DHL, SPEEDEX dhe COURIER JANË TË HAPURA NË GJITHË GREQINË
Në Greqi shumica e pikave të shërbimit të 𝐃𝐇𝐋 dhe nënkontraktorët do të jenë të hapura.
Zarfi mund të dorëzohet në një pikë shërbimi të 𝐃𝐇𝐋, 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐢𝐞𝐫 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 𝐨𝐬𝐞 𝐒𝐩𝐞𝐞𝐝𝐞𝐱, ose mund të organizoni marrjen nga banesa.
Sa i përket kompanisë 𝐀𝐂𝐒, kjo kompani pranon vetëm dërgesa për disa zona të largëta.
𝐋𝐮𝐭𝐞𝐦𝐢, 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐳𝐚𝐫𝐟𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐬𝐚 𝐦ë 𝐩𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐃𝐇𝐋, 𝐒𝐩𝐞𝐞𝐝𝐞𝐱 𝐨𝐬𝐞 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐢𝐞𝐫 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫, 𝐪ë 𝐯𝐨𝐭𝐚 𝐭ë 𝐦𝐛ë𝐫𝐫𝐢𝐣ë 𝐧ë 𝐤𝐨𝐡ë 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢.
Pra përveç DHL , Taulant Balla njofton emrat e 3 nënkontraktorëve 𝐒𝐩𝐞𝐞𝐝𝐞𝐱 , 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐢𝐞𝐫 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫 dhe kompania 𝐀𝐂𝐒 Courier.
Të dhënat zyrtare sipas dokumentave të prokurimit dhe vetë kontratës së nënshkruar ndërmjet palëve njoftojnë dhe lejojnë vetëm DHL si zbatues të saj.
Taulant Balla, Partia Socialiste dega Greqi, eksponentë e deputetë të PS madje vetë Ambasada e RSH në Greqi, nga i dinin këto të dhëna për nënkontraktorët dhe detaje të tjerë organizimi e kontaktet e tyre?
Për PS jemi të qartë por vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shkelur:
1. Kodin Zgjedhor neni 25/1:
KQZ nuk mund t’ja besonte sherbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative.
2. Në përputhje dhe në zbatim me Kodin Zgjedhor, vendimin e komisionit rregullator nr.13 datë 12.11.2024 për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit, në seksionin “Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor tek zgjedhësi”, përcakton qartë se:
2.1.Dokumentacioni zgjedhor i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale.
2.2 Dokumentacioni i dërgohet në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi.
2.3. Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.
Në këto kushte, z. Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe drejtues ekzekutiv i këtij institucioni, kishte detyrimin të sigurohej që:
* Kontrata e lidhur me operatorin e përzgjedhur (në këtë rast DHL) të ishte në përputhje të plotë me kriteret e sipërcituara ligjore dhe nënligjore;
• Të merrte masa imediate në momentin që lajmi se DHL po operonte me nënkontraktorë
* të monitoronte zbatimin e këtyre detyrimeve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale në çdo moment;
* të garantonte shpërndarjen individuale dhe të gjurmueshme të dokumentacionit tek çdo votues i regjistruar në Diasporë,
• Nisur nga infomacionet e marra nga votuesit në diasporë DHL nuk është siguruar për identitetin e marrësit me dokument identifikimi, por është mjaftuar me paraqitjen tek dera të një personi dhe ka lënë zarfat pa i kërkuar mjet identifikimi.
• Mënyra e zbatimi të kontratës nga DHL për të cilën z.Celibashi foli në konferencën për mediat dt. 22 Maj, jo tani, por duhet të ish monitoruar e ndjekur që në lidhjen e kontratës sipas planit të hartuar nga KQZ në zbatim të nenit 107 të VKM nr.285/2021.
4. Përveç dështimit të procesit që solli si pasojë këtë farsë elektorale KQZ është përgjegjëse për shkeljen e LPP neni 122/1, VKM nr.285/2021për miratimin e rregullave të prokurimit publik neni 73/1 , neni 89 pika 2 dhe 4, neni 107, dhe shkeljen e vetë kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 të lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk zbatimi i të cilës u kushton shqiptarëve 11 milion euro me tvsh por që dështoi me sukses.
Prandaj PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë.