Ballina Lifestyle Një video e Angelina Jolie dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a...

Një video e Angelina Jolie dhe truprojës së saj shkaktoi reagime, a po ndihej aktorja në siklet?

29
0

Aktorja e njohur amerikane, Angelina Jolie, tërhoqi vëmendjen e fansave për shkak të sjelljes së saj disi të çuditshme ndaj truprojës që e shoqëronte gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ndjekësit vunë re se Jolie dukej në siklet në praninë e truprojës së saj. Gjatë një darke, ajo ktheu kokën nga ai dhe më pas i hodhi një vështrim një anëtari tjetër të ekipit të sigurisë. Në një moment tjetër, truproja u filmua duke u përpjekur t’i merrte buqetën nga dora, ndërsa ajo po bisedonte me një fans, gjë që u interpretua si një ndërhyrje e papërshtatshme.

Këto momente kanë ndezur diskutime në rrjet: disa janë të bindur se mes tyre ka tensione, ndërsa të tjerë nuk shohin asgjë të jashtëzakonshme. Komentet kanë qenë të shumta:

“Jam e stresuar vetëm duke parë këtë”, “E di që është puna e tij, por ju lutem lëreni të marrë frymë!”, “Ajo ka nevojë për një truprojë që ta mbrojë nga truproja e saj”, e deri te “Nëse ai do të ishte problem për të, ajo do ta kishte pushuar nga puna”.

Mediat amerikane kanë kontaktuar përfaqësuesit e aktores për një reagim, por ajo nuk ka dhënë asnjë koment. Ndërkohë, Jolie mori pjesë në premierën e filmit “Eddington”, me regji nga Ari Aster, në kuadër të festivalit.