Premier League e futbollit në Angli është në javën e 25-të. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 13:30, me Liverpoolin që fitoi 1-4 kundër Brentford. Në 18:30 spikat dueli mes Manchester Cityt dhe Chelseas.
Në “Community Stadium” në Londër, Liverpooli siguroi tri pikë me vlerë pas fitores 1-4 ndaj Brentford. Daruin Nunez në të 35 minutë mrekulloi me një supergol, para se Mac Allister, Salah dhe Gakpo të shënonin edhe tre herë të tjera për të kuqtë. Toney shënoi golin e ‘flamurit’ për vendasit, që në stol kishin edhe Thomas Strakoshën. Me 57 pikë Liverpool rimerr kreun e Premier League.