Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari nuk i ndahet Sali Berishës. Duke marrë shkas nga sherri Trump-Musk, ajo shkruan:
“Pra, Elon Musk nuk mundi ta blejë me 290 milionë… thua ta blejë ky nga Shqipëria me 6 milionë?”.
Nëse edhe Elon Musk nuk mundi të “blejë” influencën me qindra milionë dollarë – nënkupton Kokalari – atëherë është qesharake të besohet se dikush nga Shqipëria mund ta bëjë me vetëm 6 milionë.
Me pak fjalë, shanset që Berishës t’i hiqet “non grata”, sipas Kokalarit, janë zero.