Ballina Lifestyle Bianca Censori nis një sipërmarrje të re personale, nën vëzhgimin e Kanye...

Bianca Censori nis një sipërmarrje të re personale, nën vëzhgimin e Kanye West

0
50

Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, ka lançuar një sipërmarrje të re me markë personale, duke u përpjekur të krijojë një identitet jashtë hijes së reperit të famshëm.

Sipas US Sun, 30-vjeçarja ka regjistruar një kompani në Kaliforni me emrin Bianca Censori Inc., si dhe një tjetër në Australi, në zonën ku jetojnë prindërit e saj.

Ndërsa Bianca është zyrtarisht CEO e kompanisë, Kanye mbetet i përfshirë, duke figuruar si drejtor përmes avokatit të tij, Manoj Shah, shkruan DailyMail.

Po ashtu, sipërmarrja ka përfshirë edhe Hussein Lalani, një emër i njohur në fushën e kozmetikës dhe kriptomonedhave, që mund të tregojë drejtimin që do të marrë biznesi i ri i Biancës.

Bianca, e cila më parë punoi si arkitekte për Yeezy, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për veshjet provokuese dhe postimet e guximshme në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo shkaktoi debat pasi postoi fotografi me gjoksin e zbuluar gjatë një vizite në Barcelonë, duke nxitur komente kontradiktore nga ndjekësit.

Megjithatë, pavarësisht polemikave, duket se Bianca është e vendosur të ndërtojë diçka vetjake, edhe pse Kanye vazhdon të qëndrojë pranë saj në çdo hap.